Negociatat, përfundon shqyrtimi i grupit të dytë të kapitujve Shqipëri-BE




Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë bëri të ditur sot se, grupi i dytë i kapitujve të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së është shqyrtuar plotësisht.
“Procesi i negociatave për anëtarësimin në BE po ecën përpara me diskutime të frytshme mbi tregun e brendshëm e lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit”, thuhet në një njoftim për shtyp të Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Progresraporti i Komisionit Evropian vlerësoi se, Shqipëria ka bërë progres në 32 nga 33 kapituj.
Fillimisht përfundoi procesi screening për grupimin e parë “Themeloret”, ku Shqipëria mori vlerësim pozitiv për përgatitjen dhe korrektesën.
Në aspektin teknik, procesi i negociatave përfshin përafrimin e legjislacionit vendas me “Acqui” si dhe përgatitjen e vendit në përafrimin e ligjeve dhe standardeve të BE-së.

