×
Monday, June 29, 2020

Negociata maratonë Londër-BE për marrëdhënien post-BREXIT

June 29, 2020

Britanikët dhe Europianët shfaqen me optimizëm të kujdesshëm në momentin kur sot fillojnë sot negociatat pesëjavore intensive, të destinuara për të progresuar në marrëdhëniet post-Brexit dhe për të shmangur një “no deal” katastrofik në fund të vitit.

Bisedimet e tyre fillojnë me një takim fizik pesë ditor në Bruksel, i pari që prej muajit mars, Ata do të vazhdojnë çdo javë, duke u alternuar në Londër dhe në kryeqytetin belg, deri në fund të korrikut.

Intensifikimi i diskutimeve, për një marrëveshje të përbashkët mes Londrës dhe Brukselit, do t’u mundësojë atyre një impuls të ri, pas katër raundesh negociatash të trazuara dhe pa zhvillime të mëdha.

Kryeministri britanik, Boris Johnson dëshiron që në korrik të mund të arrihet një kompromis.

“Sa më shpejt të arrijmë një marrëveshje, aq më mirë. Nuk ka asnjë arsye që linjat kryesore të një marrëveshjeje politike të mos përcaktohen gjatë verës”, theksoi një zyrtar britanik.

Megjithatë, kjo perspektivë ambicioze është refuzuar me mirësjellje nga europianët, të cilët aktualisht janë përqendruar në planin e tyre të rimëkëmbjes pas koronavirusit, dhe që e konsiderojnë tetorin si “momentin e vërtetë” për Brexit.

“Ky  është kur ne do të duhet të jemi të gatshëm për të paraqitur një projektmarrëveshje (…) nëse dëshirojmë që ajo të ratifikohet para fundit të vitit”,  tha negociatori evropian Michel Barnier, gjatë një ndërhyrje javën para “European Policy Center” (EPC).

Britania e Madhe, që u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar, vazhdon të aplikojë rregullat europiane deri më 31 dhjetor.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për