“Në luftën kundër koronavirusit duhet solidaritet global”
May 8, 2020



Për të fituar ndaj koronavirusit nuk është e mjaftueshme të zhvillojmë një vaksinë, por duhet solidariteti global, që është po aq i rëndësishëm, deklaroi drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e zakonshme për koronavirusin duke kujtuar se sot ishte edhe 40-vjetori i zhdukjes së sëmundjes së lisë së dhenve.
“Elementi vendimtar në fitoren kundër lisë së dhenve ishte solidariteti global”, theksoi ai nga selia në Gjenevë.
”Pavarësisht Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe SHBA bashkuan forcat për të fituar kundër një armiku të përbashkët, duke pranuar se virusi nuk i dallon kombet apo ideologjitë. Tani kemi nevojë për më shumë se kurrë të njëjtin solidaritet”, përfundoi ai.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments