Në Krime u shkatërruan raketa kryqëzuese ruse
March 21, 2023



Shërbimi Informativ Kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës (GUR) thotë se raketat kryqëzuese ruse u shkatërruan gjatë një shpërthimi që ndodhi në qytetin Zhankoi në veri të Krimesë.
“Në shpërthim gjatë transportit u shkatërruan raketat ruse ‘Kalibr’, si dhe hekurudha”, thuhet në komunikatën e GUR.
Mësohet se raketat janë transportuar me qëllim që të hidheshin nga anijet e flotës ruse në Detin e Zi.
Raketat ishim me rreze veprimi mbi 2.500 kilometra për objektivat në tokë dhe 375 kilometra për objektivat në det.
“Më shpërthimet e fundit vazhdon procesi i çarmatimit të Rusisë dhe përgatitjes për çlirimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga okupimi”, theksohet në deklaratën nga GUR.
