Në krah të Rusisë/ Bjellorusia publikon listën e vendeve jo mike, mes tyre Shqipëria
April 8, 2022



Shtetet anëtare në Bashkimin Europian dhe 12 vende të tjera, mes tyre dhe Shqipëria cilësohen si vende jo mike të Bjellorusisë, në vendimin e fundit të qeverisë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave është publikuar në Portalin Kombëtar të Qeverisë.
Përveç vendeve të BE-së, kjo listë përfshin SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Kanadanë, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Lihtenshtajnin, Malin e Zi dhe Zvicrën.

