×
Sunday, September 19, 2021

“Ne do të qëndrojmë derisa t’i nxjerrim të gjithë”/ Biden: Trupat amerikane në Afganistan edhe pas 31 gushtit

August 19, 2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden  është zotuar të mbajë trupat në Afganistan derisa të evakuohet çdo amerikan. Shefi i Shtëpis ësë Bardhë ka paralajmëruar këhsbtu se ushatrët e SHBA mund të qëndrojnë në Kabul edhe pas 31 gushtit, nëse nuk kanë përfunduar të gjitha evakuuimet.

Presidenti gjithashtu hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të kishte bërë më shumë për të planifikuar evakuimin dhe tërheqjen, që është shoqëruar me skena dhune dhe kaosi, ndërsa mijëra vetë u përpoqën të largohen teksa talebanët morën pushtetin.

Në një intervistë me George Stephanopoulos të kanalin ABC Neës, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “gjithçka në fuqinë e tyre” për të evakuuar amerikanët dhe aleatët amerikanë nga Afganistani para afatit.

I pyetur në mënyrë të përsëritur se si administrata do të ndihmonte amerikanët që do të mbeten në vend pas 31 gushtit, Biden tha, “Nëse kanë mbetur qytetarë amerikanë, ne do të qëndrojmë derisa t’i nxjerrim të gjithë”.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha më herët të mërkurën se ushtria amerikane nuk ka forca dhe fuqi luftarake ajrore në Afganistan për të zgjeruar misionin e saj aktual përtej sigurimit të aeroportit të Kabulit për të grumbulluar amerikanët dhe afganët në rrezik diku tjetër në kryeqytet dhe për t’i shoqëruar ata për t’u evakuuar.

Eunews.al

Comments are closed.