×
Sunday, September 26, 2021

Në Ballkan është koha për Paqe

August 8, 2021

Nga Dritan Hila/

1-Muzikën jugosllave pak e pëlqej. Disa artistë si Dino Merlin, grupi Crvena Jabuka, bëjnë përjashtim. Kjo nuk i heq asgjë mirëkuptimit tim për kë e mendon ndryshe. Bregoviç i pelqej Bella Ciao në variantin cigan. Perlë. Kemi të bëjmë me çështje shijesh dhe si edukohesh. Për shembull polifonia apo kënga e veriut një evropiani i duken klithma parahistorike. Por për mua janë identitet.

2-Korça nuk e meriton një rrëmujë. Ata edhe bustin e Enver Hoxhes e hoqën me procesverbal dhe jo me demonstrate.

3-Kush ka qejf të tregojë patriotizëm, Beogradin e ka afër. Le të shkojë e ta kalli. Shpresoj që rrugës të marrin edhe Mitrovicën, nëse i lenë të kalojnë nga ura. Vetëm se mos rrini gatitu para policëve serbë të doganës.

4-Dhe tani duke folur seriozisht, në Ballkan është koha e paqes. Një zot e di sa të vështirë e ka pasur SHBA të detyrojë perëndimin të godasi Serbinë. Serbia është aleate e anglezëve dhe francezëve historikish. Kanë derdhur gj ak ta farkëtojnë këtë aleancë në dy luf tëra botërore. Dy betejat mbi Drin në lu ftën e parë dhe luf ta partizane e Titos janë shënuar në memorjen e perëndimorëve. Open Ballkan është një nismë e perëndimorëve ku Rama dhe Vuçiç marrin pjesë të detyruar. Perëndimi nuk e heq Serbinë nga zemra. Puna është që mos t’i dalim ne nga qejfi.

5-I lutem patriotëve të shkruajnë ne standardin letrar të shqipes. Domethënë të ngrihen në nivelin kur serbi dhe greku ishin para 150 vitesh.

Eunews.al

Comments are closed.