×
Thursday, January 15, 2026

Në 24 orë u arrestuan 20 persona, Balla: Policia ka rritur forcën goditëse

April 25, 2024


Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, luftës ndaj narkotikëve dhe kapjes së personave në kërkim.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla tha se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona.

“Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale”, shkruan Balla.

“Përgëzime Policisë së Shtetit në Korçë, Dibër, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tiranë, Hani i Hotit dhe Vau i Dejës, për operacionet dhe reagimet profesionale gjatë 24 orëve të fundit, duke vendosur para ligjit 20 persona dhe duke sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, automjete të vjedhura dhe sende të tjera të kundërligjshme”, përfundon Balla.




Comments are closed.