×
Wednesday, February 12, 2025

Ndryshimet kushtetuese/ Deputeti i CDU/CSU, Albert Weiler përshëndet votimin e Kuvendit për hapjen e listave

July 31, 2020


Ndryshimet kushtetuese, të kaluara nëpërmjet votimit të ditës së djeshme me 106 vota pro në Parlament, sollën reagime të shumta të aktorëve më të rëndësishëm politikë të brendshëm por edhe të faktorit ndërkombëtar. Ambasadat më të rëndësishme në vend njëzëri theksuan që ndryshimet kushtetuese ishin në kompetencën e Parlamentit, por bënë thirrje për gjithëpërfshirje në lidhje me implementimin dhe reflektimin e këtyre ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Ditën e djeshme pati reagime edhe nga Bashkimi Evropian nëpërmjet zëdhënëses së Komisionit Evropian apo Reporteres për Shqipërinë në Parlamentit Evropian, Isabel Santos.

Me vëmendje të veçantë u përcollën edhe zërat nga Bundestagu gjerman. Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë si dhe Florian Hahn, raportuesi për Cështjet Europiane në Bundestagun gjerman përshëndetën votimin dhe njëherazi bënë thirrje për arritjen e konsensusit në lidhje me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Edhe deputeti i CDU/CSU në Bundestag, Albert Weiler duke shpërndarë postimin e kolegut Florian Hahn në rrjetet sociale, shprehet se me votimin e djeshëm në Parlament “kërkesat e Bundestag-ut janë përmbushur”.

Postimi i plotë:

I nderuar koleg Flo Hahn, Ju keni 100% të drejtë! Jam krenar për mbështetjen e CDU / CSU për zhvillimin demokratik në Shqipëri. Me ndihmën e madhe të Joe Wadephul u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Plus: Votimi i ditës së sotme përmirëson fuqinë e të gjithë votuesve në Shqipëri. Kërkesat e Bundestag-ut janë përmbushur.”

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments