×
Tuesday, April 16, 2024

“Ndikime nga vendet e treta”, Borell: Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e BE, bashkë do të jemi më të fortë!

July 19, 2022


Në konferencën e parë Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, Joseph Borell u shpreh se Shqipëria i duhet BE-së dhe se bashkë vendet do të jenë më të forta.

Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria duhet të mbështet nga BE për tu përballur nga ndikime të vendeve të treta

“Bashkëpunimi që keni në OKB reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur dhe e dimë që kjo vjen e një çmim të lartë. Ju keni harmonizimin me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE dhe ky nuk është vetëm një këndvështrim politik. Është një politikë që vlerësohet nga ne dhe marrëdhëniet tona janë në bazë të vlerave dhe parimeve që kemi. Shqipëria duhet të mbështet nga BE për tu përballur nga ndikime të vendeve të treta.

E dimë se sa e vështirë ka qenë që ju të përballeni me pasojat e luftës për çmimet dhe për shkak të luftës. Javën e kaluar pamë një veprim për tu përballur me këtë rrezik me të gjithë Ballkanin Perëndimor veçanërisht ata që janë afër nesh sa I përket politikës së jashtme.

Shqipëria ke qenë edhe në një marrëdhënie të kompleksuar lidhur me dialogun Prishtinë -Beograd, por gjithashtu ka qenë edhe një fqinjësi e mirë. Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e BE, bashkë do të jemi më të fortë”, tha ai.



Comments are closed.