×
Sunday, October 24, 2021

Ndëshkimi i të korruptuarve/ Ambasadorja Kim takon kreun e SPAK: Mos merret parasysh sa i fuqishëm apo i pasur është

September 8, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me kreun e SPAK, Arben Krajën.

Në një postim në rrjetet saociale diplomatja amerikane thekson se SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti.

“U takova me kreun e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritjen e SHBA që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti.

Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë”, shkruan ambasadorja.

Eunews.al

Comments are closed.