×
Sunday, September 19, 2021

Ndërtohet shkolla e re në Mlizë/ Balla falenderon popullin e Kuvajtit për vëmendjen që ka ndaj Elbasanit

August 9, 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inagurimit të shkollës së re 9-vjeçare në fshatin Mlizë në Elbasan.

Investimi për ndërtimin e kësaj shkolle të re u realizua me mbështetjen e shtetit të Kuvajtit, nëpërmjet shoqatave dhe Ambasadës në Shqipëri.
Numri dy i PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij falënderoi popullin dhe Emirin e Kuvajtit dhe ambasadën për vëmendjen që ka ndaj bashkisë së Elbasanit dhe të gjithë qarkut.

“Në fakt ne jemi munduar që një pjesë të madhe të investimeve t’i kryejmë përmes fondeve që vijnë nga buxheti i shtetit, por është e pamundur që ne të mbulojmë të gjitha nevojat me të ardhura nga buxheti i shtetit, dhe për këtë qëllim kemi koordinuar që një pjesë të ndërhyrjeve në shkolla ta bëjmë me fondet e donatorëve dhe në rastin e shkollës së Mlizës, kjo shkollë e re ndërtohet me fonde që vijnë nga populli i Kuvajtit nëpërmjet shoqatave, dhe ambasadës së Kuvajtit”, theksoi Balla.

Në përfundim të fjalës së tij, Balla u shpreh se punimet për ndërtimin e shkollës janë kryer me cilësi të lartë si dhe i uroi fëmijëve të Mlizës dhe të gjithë qarkut të Elbasanit suksese në vitin e ri shkollor që do të fillojë në shtator.

Eunews.al

Comments are closed.