×
Friday, February 14, 2025

Ndërpritet ndeshja mes Partizanit dhe Bilishtit/ 6 futbolliste pësojnë gjendje të fikëti, dyshohet se janë helmuar

May 15, 2021


Ndeshja e futbollit të femrave mes Partizanit dhe Bilishtit është ndërprerë pa u mbyllur ende pjesa e parë.

Gjashtë futbolliste kanë pasur gjendje të fikëti në fushë, ndërsa dy prej tyre ishin në gjendje më të rëndë ndaj janë transportuar menjëherë në spital.

Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Dyshohet se futbollistet janë helmuar prej ushqimit por mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte bindshëm me shifrat 5-0.

Eunews.al




Comments are closed.