Ndërprerje e energjisë elektrike në Spanjë, Sanchez: Nuk ka informacione për sulm terrorist



Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, doli në një konferencë për mediat ku foli për kaosin e shkaktuar ditën e djeshme për shkak të ndërprjerje së energjisë në të gjithë vendin.
Sanchez tha se rezultatet e hetimeve qeveritare do të përdoren për të forcuar sistemin elektrik të Spanjës, në mënyrë që ajo që ndodhi të hënën “të mos ndodhë më kurrë”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Senchez tha se qeveria “nuk ka pasur asnjë informacion përfundimtar për të sugjeruar” se kjo ndërprerje është shkaktuar nga një sulm terrorist, raporton BBC.
Më herët në deklaratën e tij, kryeministri spanjoll Sanchez tha se më shumë se 35,000 pasagjerë të trenit u prekën nga anulimet e trenave dje, ndërsa disa pjesë të vendit janë ende pa shërbim sot.
Pavarësisht kësaj, aeroportet, portet dhe rrugët tani po funksionojnë si zakonisht, thotë ai, duke shtuar se telefonia celulare dhe fibrat optike po funksionojnë në 90% të vendit.
Sanchez thotë gjithashtu se qeveria ka vendosur të lirojë rezerva strategjike të produkteve të naftës për tre ditë që mund të jenë të nevojshme.

