×
Friday, October 22, 2021

NATO: Jemi në konsultime të vazhdueshme për situatën në Afganistan

August 13, 2021

Partnerët e NATO-s janë në konsultime të vazhdueshme mbi situatën në Afganistan, deklaroi sot aleanca ushtarake.

”Sekretari i përgjithshëm është në Bruksel, në kontakt të rregullt me aleatët, autoritetet afgane dhe bashkësinë ndërkombëtare”, shpjegojnë burimet zyrtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

”SHBA ka përditësuar partnerët e saj në NATO për dërgimin e 3 000 trupave për të mbrojtur personelin e ambasadës së saj atje”, theksuan ato.

Nga Herati në perëndim në Gazni në lindje dhe në Kandahar, në jug, njëra pas tjetrës, kryeqytetet krahinore afgane po bien në duart e talebanëve, të cilët po marrin përsëri me një shpejtësi befasuese kontrollin e vendit.

Marshimi për në Kabul deri tani duket i pandalshëm dhe SHBA ka vendosur të dërgojë 3 000 trupa për të mbrojtur personelin diplomatik dhe të gjithë stafin e ambasadës.

Një njoftim i ngjashëm është bërë edhe nga Britania e Madhe.

Eunews.al

Comments are closed.