×
Saturday, January 18, 2025

NASA konfirmon praninë e ujit në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga dielli

October 27, 2020


Agjencia amerikane hapësinore NASA ka konfirmuar praninë e ujit në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës nga dielli, duke shënuar një zbulim historik me implikime të mundshme për planet e SHBA-ve për të dërguar një ekuipazh me njerëz në planetin Mars.

Zbulimi u bë nga Observatori Stratosferik për Astronominë Infra të Kuqe (SOFIA), projekt i përbashkët i agjencisë NASA dhe Qendrës Hapësinore Gjermane. Observatori hapësinor zbuloi një sasi të vogël të ujit në kraterin Clavius, i cili është një nga krateret më të mëdhenj të parë nga planeti Tokë. 

Paul Hertz, drejtori i sektorit të astrofizikës në NASA, në një konferencë virtuale për media tha se zbulimi ka zhbërë supozimet e mëparshme se uji në sipërfaqen e ndriçuar nga dielli nuk do të mbijetojë ditën hënore.

“Kjo gjetje zbulon se uji mund të shpërndahet në të gjithë sipërfaqen hënore dhe nuk kufizohet në vende me errësirë të ftohtë pranë poleve hënorë, ku më parë kemi zbuluar ujë të akullt”, tha Hertz. 

Sipas tij, ky zbulim “ngre pyetje të reja në lidhje me mënyrën se si krijohet uji dhe si mund të mbijetojë në kushte të vështira dhe pa ajër të sipërfaqes hënore të ndriçuar nga dielli”.

Menjëherë pas konferencës virtuale për media ku u njoftua zbulimi, NASA njoftoi se aktualisht është e paqartë nëse uji i zbuluar së fundmi mund të përdoret si një burim, por theksoi se programi Artemis, mision i planifikuar i NASA-s në planetin Mars, shpreson së shpejti të mësojë gjithçka që ka atje para se të dërgojë një ekuipazh në Hënë në vitin 2024. 

Plani është që deri në fund të dekadës të vendoset një prani e përhershme në sipërfaqen e hënës dhe më pas të dërgohet një ekuipazh në Mars duke përdorur atë përvojë. 

NASA po planifikon të përdorë observatorin SOFIA për të skanuar pjesë të tjera të hënës të ndriçuara nga dielli për të “mësuar më shumë rreth asaj se si prodhohet, depozitohet dhe zhvendoset uji nëpër Hënë”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments