×
Wednesday, October 16, 2024

Narrativat ruse të luftës synojnë të ngatërrojnë publikun

May 29, 2022


Rusia po sajon narrativa për luftën në Ukrainë për të ngatërruar publikun për konfliktin mes dy vendeve, sipas shërbimeve sekrete britanike.

“Moska ka demonstruar se është e gatshme të përdorë sigurinë globale të ushqimit për qëllimin e saj politik dhe më pas ta paraqesë veten si aktore e arsyeshme dhe të fajësojë Perëndimin për çdo dështim”, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

Ministria përmendi një incident kur Rusia i kishte bërë thirrje Ukrainës disa ditë më parë të çminonte portin e Odesës, në Detin e Zi, në mënyrë që anijet që transportonin ushqim në mënyrë të sigurtë. Megjithatë, vetë Rusia ka bllokuar eksportin e grurit nga portet e Ukrainës.

Sipas Londrës, incidenti ishte një parim thelbësor i strategjisë moderne të mesazheve ruse: prezantimi i tregimeve alternative, sado jo bindëse, për të komplikuar atë që do të kuptonte publiku.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar rregullisht një përditësim lidhur me situatën e kofliktit.

Moska ka akuzuar Londrën për kryerjen e një fushate dezinformimi të qëllimshme.




Comments are closed.