×
Friday, October 22, 2021

Murrizi i bën thirrje publike Berishës/ “Merr drejtimin e PD”

September 8, 2021

Kreu i LDSH, Muslim Murrizi i ka bërë thirrje publike, ish kryeministrit Sali Berisha të rikthehet të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Repolitiks”, Murrizi shprehet se Berisha nuk mund të vazhdojë të fshihet pas kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas tij ai ka dy rrugë ose të largohet nga grupi ose të rimarrë Partinë Demokratike. Në këto dy rrugë, Murrizi shprehet se është më mirë të kthehet të marrë PD.

Së pari atë që PD ka bërë ndaj të tjerëve sot PD do ta bëjë ndaj Berishës.

Berisha duhet të zgjedhë. Berisha duhet të zgjedhë ose të ikë vetë nga grupi, ose të marrë drejtimin e PD.

Po i bëj thirrje publike. Për mua rruga më e mirë është të kthehet të marrë PD, jo të fshihet pas Bashës”, u shpreh Murrizi.

Eunews.al

Comments are closed.