×
Thursday, July 7, 2022

“Mund të thellohet kriza e urisë në mbarë botën”! Çfarë po ndodh me grurin në Ukrainë?

June 22, 2022

Përafërsisht 20 milionë tonë drithë gjenden në Ukrainë, me pak rrugëdalje nga ky vend. Është një krizë që po e mbyt ekonominë e Ukrainës dhe po ndërpret pjesën tjetër të botës nga furnizimi me drithëra.

Ukraina siguron rreth 10 për qind të sasisë globale të eksporteve të grurit dhe pothuajse gjysmën e vajit të lulediellit në botë. Krahas Rusisë, Ukraina e bën këtë rajon një nga “shportat e bukës” në botë.

Por lufta e Moskës në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë goditur eksportet bujqësore nga i gjithë rajoni i Detit të Zi.

Këto produkte mund të zëvendësohen në tregun global, por me një kosto, shkruajnë mediat e huaja.

Comments are closed.