×
Friday, October 22, 2021

Muaji i hapur i vaksinimit/ Rama thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni mundësinë!

August 4, 2021

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga qendra e vaksinimit në Tiranë, bashkangjitur edhe me disa sekuenca kur mjekët ishin në luftë me covid, ndërsa spitalet ishin të tejmbushur me pacientë.

Përmes shënimit në facebook, Rama i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit, që nisi nga 1 deri në 31 gusht, dhe të marrin vaksinat kundër covid.

“MIRËMËNGJES

dhe me ftesën që të shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama.

Comments are closed.