×
Friday, December 3, 2021

“M’u duk sikur po shkoja në provim me një zysh që s’fal”, Rama rrëfen takimin e parë me Angela Merkel

November 7, 2021

Ne intervisten per gazetaren Nisida Tufa, në emisionin ‘Kjo Javë’ kryeministri Rama, rrefeu mbi takimin e pare me kancelaren Angela Merkel.

“Kur unë kam bërë takimin e parë me të ka qenë takimi përpara të cilit kam pasur shqetësim, shumë shqetësim. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë me thënë të drejtën. Them shqetësim sepse nga televizori më dukej njeri shumë i largët, shumë i ftohtë, sikur po shkojë në provim me një zyshë nga ato që nuk të falin presjen dhe dallimi mes personit që shikojmë të televizor dhe personit që është përballë është i jashtëzakonshëm, absolutisht i jashtëzakonshëm.”- tha Rama, ndërsa vlerësoi figurën e kancelares si një natyrë të vecante për nga lloji i lidershipit.

Si ndiheni në mandatin e tretë z. Rama? Sa energjik?

Kjo është një punë që siç e kuptoj unë nuk është punë. Kjo është shumë më tepër se një punë. Dhe kur njeriu vendos, ka plot që e bëjnë ndryshe, por sipas meje të vazhdojë të drejtojë vendin e tij edhe për një mandat tjetër duhet ta këtë të gjithë energjinë e nevojshme dhe duhet ta ndjejë atë zjarrin e brendshëm se përndryshe duhet bërë kjo punë. Kështu që për sa kohë që unë jam këtu, e kam të plotë energjinë dhe e ndjej të plotë zjarrin brenda pastaj nëse kjo do të më mungojë ose do ta ndjej që po fillon të mungojë unë nuk po dua të rri këtu.

E keni cilësuar gjithmonë si miken tuaj zonjën Merkel. Kancelarja që nisi dhe procesin e Berlinit, vendosi të largohej nga skena politike kur e pa vetë të arsyeshme. Kë do të cilësonit si këshillë të kancelares Merkel për ju?

Ajo është një tjetër natyrë lidershipi nga natyra ime edhe shumë të tjerëve me thënë të drejtën. Është një natyrë shumë e veçantë në llojin e vet, por gjëja që mua më ka bërë më shumë përshtypje dhe që mbase diçka kam mësuar prej saj është aftësia e saj për të mos e thënë fjalën e fundit të parën, gjë që unë e kam pas paaftësi të madhe që shpresoj ta kem rregulluar deri diku, por jo plotësisht. Dhe njëkohësisht sensi i saj i tjetrit. Kur unë kam bërë takimin e parë me të ka qenë takimi përpara të cilit kam pasur shqetësim, shumë shqetësim.

Nuk më ka ndodhur ndonjëherë me thënë të drejtën. Them shqetësim sepse nga televizori më dukej njeri shumë i largët, shumë i ftohtë, sikur po shkojë në provim me një zyshë nga ato që nuk të falin presjen dhe dallimi mes personit që shikojmë të televizor dhe personit që është përballë është i jashtëzakonshëm, absolutisht i jashtëzakonshëm.

Si e zhvendosni vemendjen nga puna e madhe? Ne ate pak kohe qe mund te mbetet?

Kur ka pak kohë unë përpiqem që ajo kohë t’i kushtohet Zahos, t’i kushtohet Lindës. t’i kushtohet dy më të mëdhenjve që janë tani më shumë të mëdhenj për të qenë shumë të pranishëm dhe ky është një borxh që njerëzit që e shohin nga jashtë nuk e kuptojnë. Njerëzit që e shohin nga jashtë mendojnë që të jesh kryeministri i Shqipërisë është një qejf i madh, ka ca që thonë o ç’po bën qejf ky po shkon jashtë shtetit që unë kur vjen dita për të marrë rrugën për në aeroport për të dalë më duket sikur po shkoj si dikur në Mamurras. Është realisht një pjesë e punës që do ta kisha evituar me kënaqësinë më të madhe, por është punë nuk është qejf. Dhe borxhi ndaj njerëzve me të cilët ti je lidhur për jetën tënde është një borxh që rëndon shumë, edhe kur e mendon, edhe kur e sheh fëmijën që rritet e rritet dhe ndërkohë sa pak kohë ke harxhuar me të. Shpresoj shumë që të paktën t’ia vlejë për sa unë kam bërë dhe do të përpiqem të bëj.

Eunews.al

Comments are closed.