×
Sunday, October 24, 2021

Moti i keq godet Greqinë, përmbyten rrugët dhe mbyllen shkollat në Atikë, “paralizohet” trafiku në Korfuz

October 14, 2021

Zona e Atikës në Greqi është përfshirë nga moti i keq dhe stuhitë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shirat me intensitet të lartë dhe ujërat e grumbulluara kanë vërshuar në rrugë, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe qarkullimin e automjeteve.

Ekipet e Emergjencës janë të angazhuar në zonat më problematike dhe në gatishmëri në çdo rast rreziku.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave deri në përmirësimin e situatës dhe këshillon të gjithë qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme, si dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes.

Përmbytje të mëdha kanë ndodhur edhe në Korfuz, duke shkaktuar problem të mëdha në qarkullimin e automjeteve, ndërsa njerzit janë bllokuar nga moti i keq dhe reshjet e shumta.  

Eunews.al

Comments are closed.