×
Friday, October 7, 2022

Moti ekstrem pezullon procesin e vaksinimit anti COVID-19 në SHBA

February 16, 2021

Stuhia e dimrit, që ka mbuluar pjesë të mëdha të SHBA-së me dëborë dhe akull, ka shkaktuar gjithashtu probleme me programin e vaksinimit kundër COVID-19, raportoi sot Ciara Linnane për faqen e lajmeve MarketWatch.

Shumë klinika dhe qendra vaksinimi në të gjithë Jugun dhe Veriun e vendit u detyruan të mbyllen përkohësisht ose të riplanifikojnë oraret.

Ndërprerjet e energjisë, që aktualisht kanë prekur miliona banorë në Oregon, Teksas dhe Kentaki, po shtojnë konfuzionin dhe po ngadalësojnë dërgesat e dozave të vaksinave në disa rajone.

Në Hjuston, mjekët po përpiqen të shpërndajnë 8 400 doza, në rrezik nga ndërprerja e energjisë në një qendër magazinimi dhe mosfunksionimi i gjeneratorit rezervë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments