×
Tuesday, July 27, 2021

Mos u friksoni nga efektet anësore të vaksinave, ato mund të jenë një shenjë e mirë

April 4, 2021

Me miliona persona të vaksinuar çdo ditë, disa prej tyre kanë ndjerë efekte anësore nga vaksinat antiCOVID-19, por mjekët këshillojnë që të mos frikësoheni: ato nuk do të zgjasin shumë dhe, në fakt, janë prova se sistemi juaj imunitar po funksionon ashtu siç duhet, sipas CNN. Megjithëse vaksinat janë shumë efektive edhe pa efekte anësore, ja disa nga efektet anësore më të zakonshme nga vaksinat Covid-19, si mund t’i menaxhoni ato dhe pse nuk duhet t’i përdorni si justifikim për të kapërcyer vaksinimin.

“Po vërejmë se ndër efektet anësore janë dhimbje krahu, trupi, nganjëherë lodhje, nganjëherë edhe temperaturë e ulët”, tha dr. Peter Hotez, një vaksinolog dhe dekan i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në Baylor College of Medicine.

“Dhe ne e dimë pse ndodh kjo: sepse vaksina është shumë e fuqishme në nxitjen e një përgjigje imune. Kjo është një nga arsyet pse po marrim nivele kaq të larta mbrojtjeje kundër Covid-19”, shtoi ai. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), efektet e tjera anësore mund të përfshijnë dhimbje, skuqje ose ënjtje në vendin e injektimit dhe, ndoshta, dhimbje koke ose të përziera.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për