×
Friday, March 29, 2024

Morrison: Asnjë takim me Macron për nëndetëset

September 21, 2021


Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i cili udhëtoi për në SHBA për të zhvilluar kontakte zyrtare tha se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk planifikon të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Morrison bëri një deklaratë lidhur me anulimin e projektit për ndërtimin e flotës së nëndetëseve me Francën në vlerë prej 90 miliardë dollarësh australianë (rreth 66 miliardë dollarë amerikanë).

“Do të ishte naiv mendimi se Franca nuk do të pësonte zhgënjim nga anulimi i marrëveshjes”, theksoi Morrison i cili mbrojti idenë e tij se këtë duhet ta bënte për interesin kombëtar të Australisë.

“Ajo që Australia po bën është kontribut për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Të gjitha vendet janë të detyruara që të marrin vendime në drejtim të interesave të tyre”, shtoi Morrison.

Duke vënë në dukje se nuk planifikonte të takohej me presidentin francez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Morrison tha se “aktualisht për këtë nuk ka një mundësi. Jam i sigurt se kjo mundësi do të vijë me kohë. Por, e kuptoj zhgënjimin aktual dhe ne do të jemi të durueshëm për këtë çështje”.

Eunews.al



Comments are closed.