×
Wednesday, December 8, 2021

Morawiecki: Kriza në kufi është politike, jo migratore

November 20, 2021

 Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi sot se, vendi po përballet më shumë me një krizë politike të shkaktuar nga Bjellorusia sesa një krizë migratore.

Polonia ka akuzuar Bjellorusinë për transportimin e mijëra migrantëve në kufirin polako-bjellorus në një përpjekje për të destabilizuar BE-në.

Morawiecki tha dje se,”unë mendoj se, në momente si këto, është mjaft e vështirë t’i referohemi kësaj si një krizë migratore. Kjo është një krizë politike e krijuar qëllimisht”.

“Dhe, kam përshtypjen se edhe termi luftë hibride nuk është i përshtatshëm për të përshkruar gjithçka që po bën diktatori bjellorus”, shtoi ai.

“Kemi të bëjmë me terrorizëm shtetëror dhe çdo lloj terrorizmi është një akt dëshpërimi. Veprimet e Bjellorusisë po tregojnë se qëndrimi ynë i vendosur po funksionon. Lukaszenko poi bie murit me kokë, kështu që ne nuk mund të tërhiqemi”, tha ai.

Eunews.al

Comments are closed.