×
Saturday, February 4, 2023

Morawiecki: BE-ja duhet të kontrollojë marrëdhëniet me fqinjët jodemokratikë

December 4, 2022


Evropa duhet të kontrollojë marrëdhëniet e saj me fqinjët e saj jodemokratikë dhe të vendosë kufizime në shitjet e teknologjive të saj, deklaroi sot kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Morawiecki iu drejtua një kongresi të konservatorëve dhe reformistëve evropianë të zhvilluar sot në Varshavë, në ditën e dytë dhe të fundit të takimit.

“Evropa e ëndrrave tona është gjithashtu një Evropë që kontrollon… marrëdhëniet me fqinjët e saj jodemokratikë, veçanërisht ata që përpiqen të rivendosin imperializmin”, tha Morawiecki.

“Evropa gjithashtu duhet të kontrollojë të ardhmen e saj kur bëhet fjalë për sisteme të tjera të mëdha ekonomike”, shtoi ai



Comments are closed.