×
Saturday, April 20, 2024

Moldavia me Parlament të ri. Gjykata Kushtetuese konfirmoi rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme

July 23, 2021


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Moldavisë konfirmoi të premten rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 korrikut dhe konfirmoi mandatet e deputetëve të zgjedhur, në seancën e së premtes, 23 korrik, pesë ditë pas marrjes së dokumenteve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Moldavisë, raporton Moldpres.

Gjyqtarët kushtetues shqyrtuan kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për konfirmimin e zgjedhjeve të 11 korrikut dhe vlerësimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur. Administrata qendrore zgjedhore dërgoi rezultatet e zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese të hënën, raporton Agerpres.

Referuar votave të vlefshme të hedhura në kuti dhe dispozitave të legjislacionit zgjedhor të Republikës së Moldavisë, tre parti politike kaluan pragun minimal të përfaqësimit, Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), e cila fitoi 63 vende, Blloku Zgjedhor i Komunistëve dhe Socialistëve (BeCS), që morën 32 vende dhe Partia Politike “Şor”, e cila fitoi gjashtë vende në parlamentin e ardhshëm të Kishinëut.

Pas konfirmimit të zgjedhjeve, Presidenti Maia Sandu, brenda 30 ditëve do të thërasë seancën e parë plenare të parlamentit tësapozgjedhur.

Shënim: Më 11 korrik 2021, në Republikën e Moldavisë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto ishin zgjedhjet e 11-të parlamentare që nga shpallja e pavarësisë në gusht 1991. Qytetarët moldavë zgjodhën një përbërje të re të parlamentit, organi përfaqësues suprem i popullit dhe autoriteti i vetëm legjislativ i shtetit./ www.digi24.ro

Eunews.al



Comments are closed.