×
Tuesday, August 9, 2022

Mjeku italian, Cosmacin: Koronavirusi do të largohet vetë, njësoj si gripi spanjoll

May 19, 2020

Giorgio Cosmacini është një profesor në Universitetin “Vita e Salute” të San Raffaele në Milano, i cili ka një qasje optimiste në lidhje me vijimësinë e pandemisë në botë. Në një intervistë për Corriere della Sera ai tha se koronavirusi do të largohet ashtu siç bëri gripi spanjoll, një pandemi që vrau 50 milion njerëz nga viti 1918 deri në 1920, duke infektuar më shumë se 500 mijë persona.

“Gripi spanjoll u luftua njësoj si sot: duke përsosur distancën sociale, karantinën dhe maskat. Pastaj u shua dalëngadalë brenda një viti e gjysmë. Virologët na thonë se koronavirusi i ri nuk ka ndryshuar strukturën, dinamikën, virulencën e tij. Ne e besojmë. Epidemiologët pohojnë se virusi nuk ka humbur aftësinë e saj përhapëse. Ne sërish i besojmë ato. Por ka një zë të tretë që janë mjekët e klinikave që shohin të sëmurët, dhe dëshmojnë se agresiviteti i virusit është dobësuar dhe organizmi i njeriut po reagon më mirë. Po këtë përse nuk e besoni?”

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments