×
Tuesday, December 16, 2025

Mitsotakis: Sanksionet e BE-së përgjigjja e vetme nëse Turqia vazhdon agresivitetin

July 22, 2020


 Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Turqia po shton një hallkë tjetër në zinxhirin e veprimeve agresive kundër Greqisë, Qipros dhe gjithë Bashkimit Europian.

”Të sfidosh të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros është të sfidosh ato të Europës”, theksoi ai gjatë takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Kryeministri grek i bëri të ditur Maasit se, nëse veprimet provokuese të Turqisë vazhdojnë, atëherë vendosja e sanksioneve të BE-së do të jetë përgjigjja e vetme, pasi i takon Turqisë të zgjedhë se cilat marrëdhënie dëshiron të ketë me Greqinë, Qipron dhe Europën.

Pasi uroi Mitsotakis për kontributin për marrëveshjen e frytshme në samitin e BE-së dhe në përputhje me komentet e kancelares Merkel për rolin konstruktiv të Greqisë gjatë krizës pandemike, ministri gjerman shprehu dakordësinë për çështjen e sjelljes agresive të Turqisë, një pozicion që pasqyrohet në përfundimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Ne kemi një qëndrim të qartë solidariteti me Greqinë dhe Qipron”, tha Maas dhe theksoi se i takon Turqisë “të përfundojë qëndrimin e saj provokues ndaj Greqisë dhe të fillojë një dialog”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments