×
Saturday, April 20, 2024

Mitsotakis: Rikthimi i jetës normale dhe ripyllëzimi prioritetet e qeverisë

August 8, 2021


 Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për personelin e Brigadave të Zjarrit, të Rojave Bregdetare Greke,  të Policisë dhe vullnetarët që po luftojnë kundër zjarreve të shumta në të gjithë vendin.

“Situata është pak më e mirë, por përpjekjet duhet të vazhdojnë me intensitet të madh për të kontrolluar të gjitha zjarret dhe për të parandaluar çdo rindezje të mëtejshme”, deklaroi ai.

Kryeministri grek gjithashtu shprehu “pikëllim të thellë për atë që ka ndodhur” dhe tha se donte të “siguronte përsëri të gjithë ata që vuanin nga zjarret se rikthimi në jetën normale do të jetë përparësia ime e parë politike”.

Mitsotakis theksoi gjithashtu se ripyllëzimi i të gjitha zonave të djegura do të bëhej së shpejti dhe se përmirësimet në lidhje me politikën e ripyllëzimit dhe hartimin e planifikimit kundër përmbytjeve dhe antierozionit ishin gjithashtu duke u shqyrtuar.

Eunews.al



Comments are closed.