Mitsotakis: Mesazhi për një verë të sigurt është vaksinimi kundër COVID-19
July 5, 2021



Po hyjmë në fazën tjetër të fushatës sonë të vaksinimit dhe në këtë pikë përfshirja e qeverisë lokale, shoqërisë civile, botës së biznesit, është jashtëzakonisht e rëndësishme, tha sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një takim për zhvillimet rreth pandemisë dhe rrjedhën e vaksinimeve.
“Mesazhi për të pasur një verë të sigurt është një: vaksinohuni, por gjithashtu bëni testime rregullisht para dhe pas çdo aktiviteti shoqëror”, tha Mitsotakis.
Kryeministri theksoi progresin e konsiderueshëm në vaksinim, por këmbënguli që, për të arritur 70-75 % të imunitetit të popullsisë deri në vjeshtë, “duhet të përdorim çdo mjet në dispozicion në mënyrë që në dy muajt e ardhshëm të verës të mund të bindim çdo qytetar që të vaksinohet.
Eunews.al
