×
Saturday, April 17, 2021

Mitsotakis: Masa shtesë për frenimin e valës së dytë të COVID-19

October 29, 2020

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha sot se masat shtesë për të përmbajtur valën e dytë të pandemisë së COVID-19 në Greqi do të njoftohen të premten, para një takim virtual të kabinetit.

“Ne duhet të marrim sërish masa më të rrepta, më shpejt sesa vendet e tjera europiane, siç bëmë gjatë valës së parë të virusit, në mënyrë që të shmangim më të keqen dhe të shpëtojmë jetën e njerëzve, duke ulur presionin në sistemin shëndetësor”, tha Mitsotakis.

“Nesër do të shpall një plan të ri veprimi njëmujor”, shtoi kryeministri, duke theksuar se qëllimi i qeverisë mbetet ai i shmangies së një bllokimi të plotë.

Mitsotakis njoftoi se niveli i kërcënimit të COVID-19 në rajonet e Selanikut, Larisës dhe Rodopit u ngrit në nivelin 4 sot dhe se atje do të zbatohen masat për “zonat e kuqe”, që do të thotë se shumica e aktiviteteve, me përjashtim të tregtisë me pakicë dhe funksionimit të shkollave, do të pezullohen.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për