Mitsotakis: Greqia nuk do të mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar në kurriz të shumicës

04 Jul 2021 10:42
Shpërndaje:

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka siguruar se Greqia nuk do të mbyllet më edhe nëse pandemia vijon ende.

Mitsotakis thotë se nuk k apse të mbyllet gjithë vendi për të mbrojtur disa të pavaksinuar dhe barra e rëndë ti bjerë shumicës së popullsisë greke që është e vaksinuar.

Ai shtoi se asnjë masë shtesë nuk ka për tu marrë në vijim dhe sipas tij rruga e mesme është vaksinimi teksa do të ketë një fushatë për të bindur ata që e refuzojnë vaksinën.

Reklamë Ola

“Vendi nuk do të mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar dhe për të paguar për shumicën dërrmuese të popullsisë Greke që është vaksinuar.”- tha Mitsotakis.

Eunews.al

Reklamë InterMedika