×
Tuesday, July 23, 2024

Mister i madh në Çernobil, diçka po ndodh në Reaktorin Nr. 4

May 12, 2021


Shkencëtarët regjistrojnë nivele të larta të radioaktivitetit që dyshohet se vjen nga reaktori famëkeq numër katër i centralit nuklear në Çernobil.

Reaktori shpërtheu në vitin 1986 duke çliruar në ajër një rreze të madhe radioaktiviteti, ndërsa dhomat e reaktorit u mbuluan nga llava radioaktive, temperatura e të cilës arrinte disa mijëra gradë celcius.

Incidenti i rëndë duhej izoluar, për të ndaluar pasojat tragjike që mund të sillte nëse substancat radioaktive përziheshin me burimet ujore. Për këtë, Bashkimi Sovjetik angazhoi mijëra rezervistë, minatorë dhe zjarrfikës, të cilët u qujatën likujduesit e Çernobilit.

Për vite të tëra ata ndërtuan sarkofagun, një mbulesë gjigante metali dhe betoni, për ta izoluar reaktorin e katërt. Në vitin 2017 një tjetër kupolë gjigante u ndërtua mbi këtë reaktor, duke bërë që norma e radioaktivitetit të binte ndjeshëm.

Por së fundmi, nivele të larta neutronesh janë pikasur nga monitoruesit. Kjo ka ngritur dyshimet se brenda reaktorit, që tashmë është i vulosur nën sarkofag, po ndodh një tjetër reaksion bërthamor, raporton newsbomb.al.

Përmes një deklarate zyrtare, grupi i shkencëtarëve thotë se e ka në monitorim situatën, dhe niveli i rezatimit i matur, nuk tregon shenja për një reaksion zinxhir që mund të shkaktojë edhe një shpërthim tjetër.

Eunews.al



Comments are closed.