Misionet e kërkim-shpëtimit, ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey asiston FA

19 Jul 2025 12:32
Shpërndaje:

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin në Shqipëri këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012, dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje.

“Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve, pararojë e mbrojtjes së NATO-s”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Reklamë Ola