×
E diel, 17 Janar, 2021

“Mirënjohje eurodeputetëve për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”

10 Dhjetor, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për Komisionin e Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian për diskutimet dhe mbështetjen në lidhje me PROGRESIN E SHQIPËRISË në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Përmes një shënimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS, Balla ka falenderuar Raportuesen e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit.

Sipas Ballës, një emërues i përbashkët i eurodeputetëve gjatë diskutimit ishte nevoja për të mos penguar rrugëtimin evropian të këtyre vendeve, duke vendosur kushte të njëpasnjëshme pasi cënojnë besueshmërinë e BE-së dhe sigurisht dëmtojnë procesin e nisur të reformave të thella nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🇪🇺
Mirënjohje për Komisionin e Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian për diskutimet dhe mbështetjen në lidhje me PROGRESIN E SHQIPËRISË në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Mirënjohës Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit.

Vlerësoj thelbin e pozicionit zyrtar të grupimeve politike në Parlamentin Evropian, si për rekomandimet, ashtu edhe dhe mbështetjen pa rezerva të rrugës europiane të Shqipërisë.

Një emërues i përbashkët i eurodeputetëve ishte nevoja për të mos penguar rrugëtimin evropian të këtyre vendeve, duke vendosur kushte të njëpasnjëshme pasi cënojnë besueshmërinë e BE-së dhe sigurisht dëmtojnë procesin e nisur të reformave të thella nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edhe përfaqësuesja e Komisionit Europian, Michela Matuella thekson vendosmërinë në plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pavarësisht situatës së paprecedentë të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e COVID-19.
🇦🇱🤝🇪🇺

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për