“Mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë Shqipërisë pas tërmetit”
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit që goditi vendin.
Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Balla deklaron se Shqipëria i është mirënjohëse Emirateve të Bashkuara Arabe për solidaritetin e treguar, duke dhuruar 13 milion AED për përballimin e emergjencës së krijuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Shqipëria i është mirënjohëse shkëlqesisë së tij, Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed dhe Zv.Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare prej 13 mlilion AED që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin.
Eunews.al