Miratohet pr/ligji për “Kërkimin Shkencor”, zgjatet veprimtaria e Komisionit Hetimor në shëndetësi
Kuvendi miratoi sot pr/ligjet në rendin e ditës.
Kështu, Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 2 kundër projektligjin “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.
Gjithashtu u miratua me 72 vota pro dhe 2 abstenime edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
Kuvendi miratoi me 72 vota pro dhe 2 abstenime projektligjin për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
Kuvendi rrëzoi me 74 vota kundër, 1 pro dhe 1 abstenim dekretin e Presidentit të Republikës, për ligjin “Për kthimin e ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 2 kundër projektvendimin “Për një ndryshim të vendimit nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit”, i ndryshuar”.
Sipas këtij projektvendimi Petro Koçi emërohet anëtar zëvendësuar në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Ndërsa Niko Peleshi emërohet sekretar i Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Me 68 vota pro, 6 abstenime dhe 5 kundër u miratua edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”. Afati i veprimtarisë së Komisionit Hetimor do të zgjatet deri në datën 14 nëntor.
Me 73 vota pro dhe 3 abstenime u miratua edhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.