Miratohet memorandumi i mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA për sigurinë 4G dhe 5G
June 30, 2021
Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G.
Marrëveshja e bashkëpunimit për koordinimin e teknologjisë 5G, mes SHBA-së dhe Shqipërisë u nënshkrua nga Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë takimit që zhvilluan këtë muaj në Bruksel.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Blinken falënderoi Kryeministrin Rama, duke theksuar se po vendoset një shembull mjaft i fortë edhe për të tjerët për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë.
Eunews.al