×
Friday, May 20, 2022

Miratohet marrëveshja për sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor

January 19, 2022

 Këshilli i Ministrave miratoi sot disa marrëveshje në fusha të ndryshme.

Kështu Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu qeveria vendosi miratimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave vendosi edhe miratimin e ndryshimit të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (marrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin “Promovimi i energjive të rinovueshme dhe eficiencës së energjisë”.

Qeveria gjithashtu vendosi sot miratimin e marrëveshjes së projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike, mbi dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të bashkive me energji inteligjente (SEMP)”.

Eunews.al

Comments are closed.