×
Sunday, December 1, 2024

Miratimi i Reformës Zgjedhore, Balla: Kusht për zhvillimin e konferencës së parë ndërministrore Shqipëri-BE

May 14, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi në Shqipëri.

“Kemi hulumtuar të gjitha praktikat më të mira se si kjo kulturë bujqësore ka një rendiment të lartë dhe krijon një cikël të ri ekonomie për arsye përdorimi mjeksore, tha Balla.

Sipas Ballës, shteti i Maqedonisë së Veriut përfiton të paktën 100 milion euro në vit nga kjo përdorimi i kanabisit për arsye mjeksore.

Duke folur për Samitin e Zagrebit, Balla theksoi se parlamenti Europian ripërsëriti qëndrimin e vet pro antarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, numri dy i PS-së, Balla rithksoi dhe njëherë se vendimarrja lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore i takon Kuvendit të Shqipërisë.

Ai shtoi gjithashtu se
Miratimi i Reformës Zgjedhore duhet miratuar brenda qershorit, pasi është kusht për zhvillimin e konferencës së parë ndërministrore Shqipëri-BE.

“Zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri duhet të zhvillohen domozdoshmërisht me komisionerë jo partiakë. Një praktikë staliniste që partitë votohen dhe partitë numërojnë votata. Nuk mundët më që një vend që negocion për të hyrë në BE, partitë politike numërojnë votata. Votat do ti numërojnë njerëz që nuk kanë lidhje me politikën”, u shpreh Balla.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Kjo është një politikë dhe qasje e re për turizmin, e cila është e domozdoshme nëse duam të kemi një turizëm konkurues me ata që kemi pranë nesh, Malin e Zi, Greqinë dhe Italinë përballë.

Të gjithë e dimë që gjatë verës bregdeti shqiptar nuk ka atë atraksion turistik që lidhet me përdorimin e mjeteve lundruese me qellime turistike apo argëtuese. Kjo politikë e re është dëshira jonë për të përfituar sa më shumë nganjë zinxhir i plotë ekonomik që kjo politikë krijon.

Që në Shqipëri nuk ka oligarkë nkjo është e sigurtë, sepse egziston askush që ti imponojë vendimet e caktuara që meren në qeveri dhe parlament. Oligarë janë ata që ndikojnë në vendimarrje të caktuara politike. Kjo nisëm do të krijojë një ciklë të ri ekonomik aty ku nuk e kemi zhvilluar kurrë. Do të ketë porte ku do të punësohen me qindra njerëz.

Lidhur me zallamahinë dhe zhurmën që është bërë gjithë këto ditë lidhur me një keqpërdorim të termit legalizim kanabisi.

Nuk ka legalizim kanabisi në Shqipëri, sa të jemi ne. Nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi në Shqipëri. Ajo që prej një viti duam të hulumtojmë dhe kemi hulumtuar të gjitha praktikat më të mira se si kjo kulturë bujqësore ka një rendiment të lartë dhe krijon një cikël të ri ekonomie për arsye përdorimi mjeksore.

Të gjithë ata që u shqetësuan shumë, dua të them se shteti i Maqedonisë së Veriut përfiton të paktën 100 milion euro në vit, ndërkohë i gjithë cikli i plotë ekonomik që kjo kulturë buqësore shkon deri në 500 milion euro. Përse duhet ti humbi ekonomia shqiptare këto?

Kjo është seance e parë pas Samitit të Zagrebit. Edhe pse Samiti i Zagrebit nuk u zhvillua në mënyrën tradicionale për shkak të pandemisë COVID-19, unë besoj që ne si Kuvend i Shqipërisë menjëherë sapo të miratojmë dhe rezolutën lidhur me ecurinë e integrimit europian gjatë viti të shkuar, duhet të jemi krenar që Parlamenti Europian ripërsëriti qëndrimin e vet pro antarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, ku mer një vlerë të shtuar edhe qëndrimi ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran, ku dhe ajo është e angazhuar në një proces integrimi.

Në këtë kontekst për të dy vendet tona mesazhi i Samitit të Zagrebit mer një rëndësi, shtuar këtu dhe angazhimi i BE për ti ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor rreth 3.3 miliard euro asistencë financiare për të tejkaluar pasaojat që la pas pandemia
COVID-19.

Dua tja them çdo qytetari shqiptar, që edhe pse kemi një numër të reduktuar të rasteve, duhet të ruajmë vigjilencën dhe gatishmërinë, sepse në çdo moment koronavirusi mund të godasë edhe më fort, sepse ajo që është më e rëndësishme për ne është jeta e njerëzve.

Në janar kemi rënë dakord opozita parlamentare me opozitën jashtë parlamentare sëbashku me mazhorancën për të krijuar një hapsirë të re komunikimi me opozitën jashtë parlamentit.

Kemi rënë dakord dhe i ofruam opozitës parlamentare një karrige dhe një përfaqësues në Komisionin e Posaçëm të reformës Zgjedhore. Nuk duhet ta harrojmë që vendimarrja i takon Kuvendit të Shqipërisë. Zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri duhet të zhvillohen domozdoshmërisht me komisionerë jo partiakë. Një praktikë staliniste që partitë votohen dhe partitë numërojnë votata. Nuk mundët më që një vend që negocion për të hyrë në BE, partitë politike numërojnë votata.

Votat do ti numërojnë njerëz që nuk kanë lidhje me politikën.
Opozita jo parlamentare ndodhet soot në pikën më të zezë dhe të vështirë është qasja ndaj përbërjes së Kolegjit Zgjedhor. Unë nuk e kuptoj se kush i këshillon e kush ua jep këto ide. Të vazhdosh të kërkosh që të jesh anëtar i Kolegjit Zgjedhor të jesh gjyqtar që nuk ke kaluar Vettingun vetëm PD mund ti vendosë këto kushte.

Thirrja ime për kolegët deputetë është: Vazhdoni punën në Komisionin e Posaçëm të reformës Zgjedhore dhe ti përmbahemi afateve. Ne duhet domozdoshmërish që brenda muajit qershor ta kemi votuar Reformën Zgjedhore, sepse e kemi një kusht për të zhvilluar konferencën e parë ndërministrore Shqipëri-BE.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments