×
Friday, March 24, 2023

Miratimi i raportit për Shqipërinë në Parlamentin Europian/ Balla bisedë telefonike me Raporteren, Isabel Santos

March 4, 2021




Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla pas miratimit të Projekt-Rezolutën për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian zhvilloi një bisedë telefonike me Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se e ka falenderuar znj. Santos për Raportin e përgatitur, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.

Postimi i plotë i Kryetarit të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Ps-së Taulant Ballës:

Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve – online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.

Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments