×
Thursday, April 18, 2024

Ministrja Morgan: “Të shqetësuar për ndërhyrjet ruse në zgjedhje”

December 7, 2019



Ndërhyrjet ruse në proceset zgjedhore nuk është një çështe që shqetëson vetëm Shqipërinë por edhe Britaninë. Një alarm për ndërhyrjet ruse në zgjedhje ka ngritur edhe Ministrja britanike e Kulturës Nicky Morgan.

“Ne duhet të shqetësohemi për ndërhyrjet ruse në zgjedhje “, thotë Ministrja e Kulturës Nicky Morgan, sipas asaj që raportojnë mediat britanike. Alarmi i Morgan vjen pas disa lajmeve që qarkulluan se dokumente zyrtare të qeverisë të publikuara në internet – planet e detajuara për një marrëveshje tregtare post Brexit me SHBA – mund të jenë botuar nga një kompani e cila meret me ndërhyrjet ruse.

Dokumenti prej 451 faqesh me planet e detajuara për një marrëveshje tregtare post Brexit me SHBA u zbulua nga Jeremy Corbin në një konferencë shtypi në Westminster në muajin e nëntor. Po në nëntor Kryeministri britanik Boris Johnson ka insistuar në faktin se në raportin e Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë (ISC) nuk kishte “absolutisht” asgjë në lidhje me ndërhyrjet e mundshme ruse në procesin demokratik të Mbretërisë së Bashkuar. Raport ky i cili nuk do të bëhet publik para zgjedhjeve.

Rai news.it

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments