×
Sunday, September 19, 2021

Ministrja gjermane e Drejtësisë: Nuk do të ketë vaksinim të përgjithshëm me detyrim!

July 27, 2021

Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat për më shumë kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar. Ministrja gjermane e Drejtësisë e hedh poshtë qartësisht një kërkesë për vaksinim me detyrim.

Në një intervistë për Deutschlandfunk, ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht, tha se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm për të gjithë. “Unë mendoj se kjo do të jetë e pamundur,” tha ajo. “Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me faktin se kjo vaksinë nuk ka kohë që ka dalë në treg, dhe nga ana tjetër se unë nuk mendoj se detyrimi për vaksimin nuk është i nevojshëm.”

Mjaft politikanë gjermanë janë për t’u dhënë më shumë të drejta dhe liri personave të vaksinuar dhe atyre që e kanë kaluar Covid-19.

Edhe Kryetari i Shoqatës së Mjekëve, Weltärztebund, Frank Ulrich Montgomery, mendon se të vaksinuarve duhet t’u jepen më shumë liri në jetën e përditshme. Nuk ka asnjë arsye për t’u kufizuar të drejtat themelore të vaksinuarve dhe atyre që janë imunë “vetëm sepse disa skeptikë të përjetshëm i shmangen vaksinimit”, tha Montgomery.

Deri tani në Gjermani janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit rreth gjysma e banorëve, pra rreth 41.1 milion vetë. 50.6 milion – 60.9 përqind – kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Eunews.al

Comments are closed.