Ministrja e Jashtme e Belgjikës, Wilmes infektohet me COVID-19
October 17, 2020



Ministrja e Jashtme, njëkohësisht ish-kryeministrja belge, Sophie Wilmes rezultoi pozitiv me koronavirus, çka u bë e ditur me anë të një tuiti.
Në Belgjikë, ndërkohë, infeksionet janë ende në rritje, ku shtrimet e përditshme në spital praktikisht janë dyfishuar duke kaluar nga një mesatare prej 107 në 207 në shtatë ditët e fundit.
Edhe ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, i cili, si Wilmes, mori pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian, të hënën e kaluar në Luksemburg, njoftoi po sot se kishte dalë pozitiv me Covid-19.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments