×
Friday, December 1, 2023

Ministri i Jashtëm gjerman “ultimatum” BE: Mbani premtimin për negociatat me Shqipërinë

May 26, 2021


Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth i dërgon një mesazh të qartë Bashkimit Europian: E ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe e gjithë Ballkanit Perëndimor është europiane.

Përmes një shënimi në Twitter, Roth bën me dije se është duke udhëtuar drejt Shkupit dhe Tiranës, ndërsa i dërgon “ultimatum” BE që të mbajë premtimin për dy vendet, dhe të fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim.

“Rrugës për në Shkup dhe Tiranë! Është koha që BE të mbajë premtimet e saj dhe të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropiane – vepro me vendosmëri tani në mënyrë që të mos ketë dyshim për të”, shkruan Roth.

Eunews.al



Comments are closed.