Ministri gjerman: Të vaksinuarit me AstraZeneca mund të marrin dozën e dytë nga një vaksinë tjetër
February 22, 2021



Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë sot se personat që marrin vaksinën antiCOVID-19 “AstraZeneca” mund të marrin një vaksinë me një përbërës tjetër aktiv në një datë të mëvonshme.
“Kjo do të ishte e mundur pa ndonjë problem, nëse do të kishte furnizime të mjaftueshme në dispozicion, për shembull në fund të vitit, pasi të gjithëve t’u ishte ofruar një vaksinë”, shtoi ai.
Ky propozim i bën jehonë një sugjerimi të bërë disa ditë më parë nga Carsten Watzl, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqërisë gjermane për Imunologjinë: “Ju mund të rrisni sërish më vonë imunitetin e shtuar me vaksinën “AstraZeneca” me një vaksinë mARN pa ndonjë problem”.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments