×
Wednesday, December 11, 2024

Ministri Gjerman për Europën Roth shpërthen kundër Kryeministrit hungarez Orban

February 4, 2020


Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth ka shpërthyer në kritika ndaj Kryeministrit Orban këtë herë në lidhje me një citim të tij të bërë në twitter ku Orban citohet të ketë thënë se : “Ne po luftojmë një armik që është i ndryshëm nga ne. Jo i hapur, por i fshehur. Jo i drejtpërdrejtë, por dinak. Jo kombëtare, por ndërkombëtare. Nuk beson në punë por spekulon me para; nuk e ka atdheun e vet, por e ndjen se e zotëron tërë botën.”

Për Ministrin e Shtetit ky citim është dëshmi e anti-semitizmit dhe si i tillë shpreson të jetë një lajm i rremë. Në llogarinë e tij në twitter Roth shkruan “Z. Kryeministër, na tregoni emrin e “armikut tuaj”, ju lutem! Shpresoj që kjo citat antisemit të jetë i rreme. Kjo është e pështirë!”

Kujtojmë që kritikat e social-demokratit Gjerman kanë qenë të vazhdueshme vis a vis Hungarisë pasi sipas tij ‘e gjithë struktura e regjimit të Orbanit është mjaft problematike për BE-në, pavarësisht se pothuajse nuk ekzistojnë instrumentat për ta ndalur atë.’ Në intervista të ndryshme Roth thekson habinë e tij ndaj ndryshimit të kursit të Hungarisë nga një vend në mbrojtje të lirisë në vendin i cili po rreshtohet e regjimet autokratike.

Kritikat e Roth janë në kuadër të kritikave të përgjithshme të adresuara ndaj Hungarisë edhe nga institucionet e BE-së. Madje procedura e nenit 7 të Traktatit themelues të BE-së në rastin e Hungarisë është iniciuar që në 2018 me një votim në Parlamentin Europian, por prej më shumë se një vit e gjysëm procesi duket se nuk po arrin në një përfundim të qartë. Ndonëse Freedom House e ka cilësuar Hungarinë në vlerësimin e 2019 si pjesërisht të lirë, duket se ky aspekt nuk ka ndikuar në përshpejtimin e procedurës së nisur për “shkelje të rëndë dhe të vazhdueshme të parimeve të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe të shtetit të së drejtës”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments