Ministri gjerman: Lukashenko të jetë në listën e sanksioneve të BE-së
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass kërkon ta shohë presidentin
bjellorus, Aleksander Lukashenko, në listën e sanksioneve të BE për
shtypjen e protestuesve pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.
“Si më parë, atje ka arrestime të demonstruesve paqësorë. Kjo është
arsyeja pse duhet të shqetësohemi se si gjërat po vazhdojnë atje’’,
theksoi Maas gjatë bisedimeve me homologët e tij në BE, në
Luksemburg.
“Unë sugjerova të llonim me një paketë të re sanksionesh. Dhe
Lukashenko duhet të jetë gjithashtu midis atyre njerëzve që do të
sanksionohen”, theksoi ai.
Ministri i Jashtëm rumun, Bogdan Aurescu theksoi se ”vendi i tij
gjithashtu mbështet sanksione të mëtejshme”, ndërsa austriaku
Alexander Schallenberg theksoi se ”ishte e rëndësishme jo vetëm të
përqendroheshin në sanksione, por edhe në hapjen e Bashkimit
Europian për shoqërinë civile bjelloruse”.
Eunews.al